Xhaxhallarët sulmojnë me thika nipin dhe babanë e tij, konflikt për pronën

Nga D V
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – MPB njofton se më 13.08.2026 në ora 23:30, në Stacionin Policor të Çegranit, një 27-vjeçar nga rrethina e Gostivarit ka denoncuar se rreth orës 15:20, në oborrin e shtëpisë familjare, për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura pronësore-juridike, është sulmuar fizikisht nga xhaxhallarët e tij J.A. dhe F.A.

Sipas denoncimit, ata kanë përdorur edhe mjete të mprehta, ndërsa më pas kanë hyrë në shtëpi ku kanë sulmuar fizikisht edhe babanë e tij.

Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër