675
Shkup, 14 gusht, Zhurnal.mk – Më 13.08.2026 në ora 21:15 në Kalimin Kufitar – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin A.I. (26) nga fshati Gurgurnicë, rrethina e Tetovës, i cili kërkohej me urdhërarrest gjyqësor për vuajtjen e dënimit me burg. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.
