Xhuli publikon pamje të rralla të babait të saj gjatë luftës kur ishte pjesë e UÇK-së

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka publikuar së fundmi një video të rrallë nga periudha e luftës në Kosovë, ku shfaqen disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe babai i saj.

Në pamjet e publikuara përmes InstaStory, Nura ka veçuar babanë e saj, i cili shihet në mesin e luftëtarëve të UÇK-së.

“Baba im, i treti burrë në rresht”, ka shkruar Xhuli në mbishkrimin e videos së rishpërndarë.

Foto: Juliana Nura/InstaStory

Babai i Julianës, me prejardhje nga Drenica, ishte kthyer nga Finlanda në Kosovë gjatë periudhës së luftës, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën kundër forcave serbe.

Kjo nuk është hera e parë që Nura ka ndarë me ndjekësit kujtime dhe materiale që lidhen me periudhën e luftës dhe historinë e familjes së saj.

Xhuli ka qenë gjithashtu aktive në reagimet e saj pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Prishtinë.

Për shkak të gjendjes së saj aktuale, Nura nuk ka mundur të jetë fizikisht pjesë e protestave. Ajo ndodhet në një spital në Zvicër, ku po pret të bëhet nënë për herë të parë, pasi është në pritje të lindjes së binjakëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër