Ylber Çilafi, kryetar i PDSh-së Saraj

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – Pas Kuvendit Zgjedhor te PDSh-se Dega Saraj, krert e PDSh-se kane keshuar kumtese per opinion. Ja kumtesa partiake:
“Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Saraj.

Me mbështetje unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Ylber Çilafi, ndërsa njëkohësisht u formua edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të degës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit konkret për avancimin e strukturave partiake dhe realizimin e synimeve të ardhshme.

Ky kuvend përbën një hap domethënës drejt konsolidimit dhe fuqizimit të PDSH-së në Saraj.

Sekretariati për Informim – PDSH”
#partiademokratikeshqiptare #pdsh #Saraj

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër