Zbardhen dy raste të grabitjeve në Shkup

Nga D. V.
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan pesë persona në lidhje me dy vepra penale, të raportuara më 09.08.2026.

“Në koordinim me SPB Tetovë, J.J. (24), A.O. (22) dhe A.A. (24), të gjithë nga Gostivari, u arrestuan me dyshimin se më 09.08.2026 rreth orës 04:00, pranë parkut të qytetit në Shkup, sulmuan V.O. (23) nga Austria dhe u përpoqën t’i merrnin para dhe sende personale, ku njëri prej tyre shkaktoi prerje”.

“Është zbardhur edhe vepra penale “grabitje” e kryer më 09.08.2026 në sheshin “Maqedonia” në Shkup, kundër Sh.S., të cilit, sipas raportit, i është marrë një çantë me dokumente dhe para. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, oficerët e policisë nga Stacioni Qendër dhe Bit Pazar ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse për të sqaruar rastin, ndërsa A.A. (18) dhe A.S. (19) nga Shkupi janë privuar nga liria. Pas dokumentimit të rasteve do të përpilohen raporte përkatëse”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër