Zbardhen emrat e 35 të akuzuarve për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prekaz, 4 shtator Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën për masakrën serbe ndaj familjes Jashari gjatë viteve të luftës në Prekaz.

Mediat në Kosovë kanë zbardhur emrat e 35 personave të cilët akuzohen për masakrën ndaj Jasharëve.

Mes tyre, janë dhe 13 persona që janë të lindur në territorin e Kosovës.

Aktakuza përmend përveç emrave dhe veprimet dhe detyrën që kryente secili prej personave të akuzuar në masakër.

1. Jovica Stanishiq, në cilësinë e shefit të Departamentit të Sigurisë Shtetërore;

2. Vlastimir Gjorgjeviq, në cilësi të shefit të Departamentit të Sigurisë Publike;

3. Sreten Lukiq, në cilësinë e ndihmësshefit për çështje policore në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Beograd dhe koordinatorit e udhëheqësit të shtabit të krijuar në Prishtinë;

4. Goran Radosavljeviq, në cilësinë e udhëheqësit për detyra dhe punë të natyrës speciale të sigurisë në shtabin e Ministrisë se Punëve të Brendshme në Prishtinë dhe koordinatorit përkatësisht udhëheqësit të shtabit në Fabrikën e Municionit në Skenderaj;

5. Milorad Ulemek, në cilësinë e komandantit të Njësisë për Operacione Speciale;

6. Zhivko Trajkoviq, në cilësinë e komandantit të Njësive Speciale Antiterroriste;

7. Zoran Simoviq, në cilësi të komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste në Beograd;

8. Spasoje Vuleviq, në cilësi të zëvendës komandantit në teren të Njësisë Speciale Antiterroriste në Beograd;

9. Branko Çurçiq, në cilësi të komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste në Novi Sad;

10. Zhelimir Mrdalj, në cilësi të zëvendës komandantit në teren të Njësisë Speciale Antiterroriste në Novi Sad;

11. Radislav Staleviq, në cilësinë e komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste në Prishtinë;

12. Vlado Todoroviq, në cilësi të zëvendëskomandantit në teren të Njësisë Speciale Antiterroriste në Prishtinë;

13. Branko Prljeviq, në cilësi të komandantit të Detashmentit të Uzhicës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

14. Radoslav Mitroviq, në cilësi të komandantit të Detashmentit të Nishit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

15. Milivoje Stojilkoviq, në cilësi të komandantit të Kompanisë se Leskovcit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

16. Sërgjan Iliq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Vranjes, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

17. Nenad Stojkoviq, në cilësi të komandantit të Togut të Nishit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

18. Bozhidar Filiq, në cilësi të komandantit të Detashmentit të Kosovës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

19. Zharko Brakoviq, në cilësi të komandantit të Detashmentit 24 të Prishtinës;

20. Çedomir Bozhoviq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Mitrovicës dhe njëkohësisht komandant i Togut të Mitrovicës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

21. Zharko Rokviq, në cilësi të komandantit të Togut të Skenderajt, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

22. Dushan Ivanoviq, në cilësi të komandantit të Togut të Leposaviqit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

23. Staleta Mojsiloviq, në cilësi të komandantit të Togut të Zubin Potokut, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

24. Vuçina Janiçijeviq, në cilësi të komandantit të Togut të Vushtrrisë, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

25. Milan Leçiq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Ferizajt, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

26. Radomir Çoliq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Gjakovës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

27. Sërgjan Peroviq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Pejës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë;

28. Nenad Milaçiq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Prishtinës, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë

29. Veljko Radenoviq, në cilësi të komandantit të Kompanisë së Prizrenit, në kuadër të Njësisë së Posaçme të Policisë, duke vepruar në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të katër Konventave të Gjenevës, respektivisht nenit 48, 51, 52, 57, 76, 77 të Protokollit I dhe nenit 13 të Protokollit II, gjatë muajit mars të vitit 1998, në fshatin Prekaz i Poshtëm, respektivisht në lagjen Jasharaj, gjatë konfliktit të armatosur, në bashkëkryerje, në koordinim të ndërsjellë dhe duke shfrytëzuar autoritetin dhe kompetencat që ndërlidhen me pozitat e tyre, ndonëse ishin të vetëdijshëm për praninë e një numri të madh të popullsisë civile dhe për pasojat e rënda që mund t’i shkaktoheshin asaj, me dashje kanë planifikuar, organizuar, koordinuar, urdhëruar dhe drejtuar sulmin me përdorimin e artilerisë së rëndë, tankeve dhe mjeteve tjera luftarake kundër zonës ku ndodheshin civilët, si pasoj e të cilit janë vranë persona civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, janë marrë peng, maltretuar dhe torturuar personat civilë si dhe janë shkatërruar objekte dhe infrastrukturë civile

30 – 35 Dragan Zhivanoviq, Obrad Stevanoviq, Ljubinko Cvetiq, Branko Gjuriq, Ilija Trajkoviq dhe Milenko Bozhoviq, në cilësinë e komandantëve, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët të katër Konventave të Gjenevës, nenet 50, 51, 86 dhe 87 të Protokollit I, si dhe nenin 13 të Protokollit II, kanë kryer shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke mos përmbushur detyrimet e tyre për të parandaluar, penguar, ndëshkuar autorët apo raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet kompetente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër