Zbardhet agjenda/ Rute nesër zbarkon për vizitë në Shkup

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Pas pritjes, siç informon Kabineti i presidentes do të vijojë takim kokë më kokë dhe takim plenar i delegacioneve të Maqedonisë së Veriut dhe NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rute do të takohet edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, ku më pas do t’u drejtohet deputetëve në Dhomën legjislative.

Sipas njoftimit zyrtar mbi vizitën e Sekretarit të përgjithshëm në Shkup, është paralajmëruar se ai do ta vizitojë edhe kazermën “Ilinden”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër