Zbulohen detaje të reja nga vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec/ Nisin hetimet për vjedhje, por në banesë nuk mungojnë sendet me vlerë

Nga Xh M
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 2 prill Zhurnal.mk – Ky që shihni më lart është viktima që u gjet i vdekur në banesën e tij, 78-vjeçari Gëzim Vija, teksa policia konfirmon se ngjarja e sotme nuk ka të bëjë me vdekje për shkaqe natyrore por është ngjarje kriminale.

78-vjeçari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen. Në komisariat janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës ku u janë marrë deklarimet për konflikte të mundshme.

Për të zbardhur dinamikën, motivet dhe autorin/autorët, policia dhe prokuroria po përdorin metoda speciale hetimi.

Hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër