Zbulohet cili ushtrim i palestrës shkakton më së shpeshti lëndime

Nga D. V.
317 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Përderisa shumica e njerëzve besojnë në thënien se “pa dhimbje, s’ka përfitime” kur është fjala për ushtrime fizike, besojeni ose jo kjo nuk aplikohet në jetë reale.

Në fakt, nëse i bëni presion vetes shumë ju mund të rrezikoheni nga lëndimet e ndryshme dhe disa ushtrime janë më të dëmshme se tjerat, transmeton Telegrafi.

Disa shkencëtarë nga Amerika, pasi i kanë ekzaminuar vizitat emergjente te doktori si pasojë e ushtrimeve fizike, kanë zbuluar se ushtrimi që shkakton më së shumti dëme është ‘treadmill’-i (shiriti vrapues).

Po pra, qoftë nëse jeni duke u përgatitur për ndonjë garë apo thjesht duke e shijuar një vrapim të lehtë, më shumë se 30 për qind e lëndimeve nga palestra ndodhin si pasojë e vrapimit.

Sa i përket shmangies së lëndimeve në palestër, Harry Smith, trajner personal, rekomandon që të siguroheni se jeni duke i bërë ushtrimet me formën e duhur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër