797
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale që u mbajt këtë të mërkurë u mbyll pas përplasjeve dhe debateve të shumta lidhur me afatet e punës së këtij komisioni.
Partia Socialiste do të paraqesë një propozim lidhur me numrin e bashkive që pritet të ndahet vendi.
Sipas konceptit të PS-së, Shqipëria do të ketë rreth 40 deri në 50 bashki.
