Zekolli-Shaqiri: MiT ka nisur procedurat për përgatitjen dhe lidhjen e Marrëveshjes për Transport Ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite

Nga admin
479 e lexuar

Shkup, 18 shkurt – Ju njoftojmë se Ministria e Transportit ka nisur procedurat për përgatitjen dhe lidhjen e Marrëveshjes për Transport Ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, theksohet në komunikatë të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i kornizës juridike që do të mundësojë hapjen e linjave të rregullta ajrore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Deri më tani, ndërmjet dy vendeve nuk ka ekzistuar komunikim i drejtpërdrejtë ajror.

Dy shtetet tona gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe një vullnet të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, rritjen e investimeve dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Vendosja e fluturimeve të rregullta pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e turizmit, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe biznesit, zgjerimin e shkëmbimeve tregtare si dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ministria e Transportit në periudhën në vijim do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për fillimin e procedurave zyrtare për rregullimin e transportit ajror, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare të aviacionit civil.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër