Zeqiri: Për pagë neto 1.000 euro, bizneset paguajnë 520 euro kontribute

Nga Xh M
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shkurt – Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri, deklaroi se niveli i lartë i kontributeve po krijon barrë të konsiderueshme për sektorin privat dhe po ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në emisionin “Biznes Plus” nw TVM2, Zeqiri theksoi se për një pagë neto prej 1.000 eurosh, bizneset paguajnë rreth 520 euro kontribute, duke shtuar se kjo kosto e lartë e punës po krijon ngërç financiar për kompanitë.

Sipas tij, sektori privat në praktikë po financon funksionimin e shtetit dhe sektorit publik, i cili, siç u shpreh ai, vazhdon të përballet me mungesë efikasiteti.

Zeqiri bëri edhe krahasim rajonal, duke theksuar se për të njëjtën pagë neto prej 1.000 eurosh, kontributet në Kosovë janë rreth 140 euro, në Shqipëri rreth 270 euro, ndërsa në Serbi afërsisht 370 euro.

Ai vlerësoi se diferenca në barrën e kontributeve e bën ekonominë vendore më pak konkurruese dhe kufizon mundësinë për rritje reale të pagave në sektorin privat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër