Zeqiri: Zona ekonomike e Vizbegut pa ndriçim publik, kanalizim dhe infrastrukturë rrugore

Nga Xh M
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 shkurt – Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri, ka kritikuar qasjen institucionale ndaj bizneseve, duke theksuar se zona e Vizbegut, e konsideruar si një ndër zonat ekonomike më të zhvilluara vetanake në vend, vazhdon të operojë pa kushte minimale infrastrukturore.

Në emisionin “Biznes Plus” nw TVM2, Zeqiri deklaroi se bizneset në këtë zonë përballen me mungesë të ndriçimit publik, kanalizimit dhe infrastrukturës rrugore, duke e cilësuar këtë si pasqyrë reale të trajtimit që shteti u bën sektorëve prodhues dhe ekonomikë.

Sipas tij, kjo situatë dëshmon mungesën e një politike shtetërore që synon rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ai vlerësoi se bizneset po operojnë në kushte të papranueshme, pavarësisht kontributit të tyre në ekonomi dhe punësim.

Zeqiri theksoi gjithashtu se vendi po përballet me një realitet ku institucionet janë të kapura nga pushteti, ndërsa bizneset dhe qytetarët, sipas tij, po bëhen kolateral i vendimmarrjeve të gabuara të individëve dhe grupeve të interesit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër