Fluksi i udhëtimeve në kuadër të Festës së Pranverës në Kinë arriti një nivel historik të premten, me mbi 350 milionë udhëtime ditore ndër-rajonale të pasagjerëve, sipas të dhënave të publikuara të shtunën nga Ministria e Transportit.
Më 20 shkurt, dita e 19-të e fluksit të udhëtimeve të Festës së Pranverës 2026, lëvizja ndërrajonale e pasagjerëve arriti gati 353 milionë udhëtime. Kjo shifër shënon një rritje prej 12.3% krahasuar me të njëjtën ditë të vitit 2025, duke vendosur një rekord të ri.
Festa e Pranverës, e cila njihet edhe si Viti i Ri Kinez, bie më 17 shkurt këtë vit dhe pushimet zyrtare zgjaten për nëntë ditë. Lëvizja vjetore udhëtarëve “chunyun”, shpesh përshkruhet si migrimi më i madh njerëzor në botë. Këtë vit pritet të shihet një rekord prej 9.5 miliardë udhëtimesh ndërrajonale të pasagjerëve gjatë periudhës 40-ditore nga 2 shkurti deri më 13 mars të këtij viti.
