Zeqirija Ibrahimi i reagon ministrit Igor Fillkov: Kushtetuta e garanton shqipen në institucionet qendrore dhe lokale

Nga admin
293 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Njëri nga eksponentët e lartë të koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi i është drejtur ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, duke i shpjeguar atij, se Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e përcaktojnë qartë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë institucionet e pushtetit qendror si dhe atij lokal.
“Z. Ministër, nuk i di kalkulimet tuaja politike, nëse doni të luani rolin e vojvodës apo të viktimës politike, kjo është çështja juaj, por Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut (Amendamenti V) dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve (neni 2, paragrafi 2) qartë dhe pa mëdyshje përcaktojnë se PROCEDURAT ADMINISTRATIVE në të gjitha institucionet e pushtetit qendror (si dhe në pushtetin lokal aty ku ka mbi 20% popullsi që flet një gjuhë tjetër) zhvillohen edhe në gjuhën që e flasin të paktën 20% e popullsisë.
Rrjedhimisht, provimi i jurisprudencës është thjesht procedurë administrative dhe nuk mund të trajtohet si procedurë gjyqësore.
Si jurist që jeni, dua të besoj se e dini me çfarë përballet ai që nuk e respekton Kushtetutën dhe ligjin”, ka shkruar Ibrahimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër