Zëvendësdrejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Bislimi: 9 nga 10 barna të reja pa pagesë shtesë për të siguruarit

Nga Xh M
1,074 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Zëvendësdrejtori i Fondi për Sigurim Shëndetësor i Maqedonisë së Veriut, Sedat Bislimi, ka bërë të ditur se në listën e barnave të disponueshme në barnatore janë përfshirë 18 brende të reja, që përfaqësojnë 10 barna gjenerike.

Sipas Bislimit, nëntë nga dhjetë barnat gjenerike të reja do të jenë të disponueshme pa pagesë shtesë për personat e siguruar, duke zgjeruar mundësitë për trajtim dhe duke ulur barrën financiare për pacientët.

Ai theksoi se zgjerimi i listës së barnave është pjesë e përpjekjeve të Fondit për të përmirësuar qasjen në terapi dhe për të ofruar më shumë zgjedhje për qytetarët.

“Fondi për Sigurim Shëndetësor ka përfshirë 18 barna të reja (brende) prej 10 barnave gjenerike. Nëntë nga dhjetë janë pa pagesë shtesë për personat e siguruar. Pacienti është në qendër të aktiviteteve tona”, deklaroi Bislimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër