Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, në vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc

Nga Xh M
863 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tabanoc, 3 korrik Zhurnal.mk – Sot (03.07.2026), zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi një vizitë pune në pikat kufitare Tabanoc dhe Bellanoc, me qëllim të shqyrtimit nga afër të funksionimit të shërbimeve kufitare, gjendjes aktuale dhe aktiviteteve operative që zhvillohen në kuadër të menaxhimit kufitar.

Në takimet e punës mori pjesë edhe kryeshefi i Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Veri”, Dugagjin Kashtanjeva, me të cilin u shqyrtuan gjendja aktuale në të dy pikat kufitare, niveli i gatishmërisë dhe sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në punën e tyre të përditshme.

Gjatë vizitës në Pikën Kufitare Tabanoc, theks i veçantë iu kushtua funksionimit të sistemit “One Stop”, si një model bashkëkohor i kontrollit kufitar që mundëson qarkullim më të shpejtë dhe më efikas të udhëtarëve dhe të automjeteve. U konstatua se zbatimi i këtij sistemi kontribuon në rritjen e efikasitetit të proceseve të punës, shkurtimin e kohës së pritjes dhe përmirësimin e bashkërendimit ndërmjet shërbimeve kompetente.

Njëherësh, gjatë takimeve u bisedua edhe për aktivitetet e ardhshme që lidhen me modernizimin dhe avancimin e mëtejshëm të menaxhimit kufitar, duke përfshirë mundësitë për implementimin e sistemeve dhe zgjidhjeve bashkëkohore edhe në pikat e tjera kufitare.

Zëvendësministri Iseni theksoi përcaktimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për investimin e vazhdueshëm në avancimin e kapaciteteve të policisë kufitare, me qëllim të sigurimit të një niveli më të lartë të sigurisë, efikasitetit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në qarkullimin kufitar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër