Zgjedhjet e 9 majit, KQZ synon projekt-pilot për votimin nga banesa për personat me aftësi të kufizuara

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 nëntor, Zhurnal.mk –Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton mundësinë e krijimit të një mekanizmi që do t’u mundësojë personave me aftësi të kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës nga banesa.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se në KQZ u zhvillua sot një takim me eksperten Bardhylka Kospiri, drejtuese e Fondacionit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF), Blerta Drenofcin, si dhe përfaqësues të Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë.

“Folëm për aksesueshmërinë në zgjedhje dhe u ndalëm te zgjedhësit me aftësi të kufizuara që për shkak të kufizimeve të rënda fizike nuk mund të dalin nga banesa për të votuar. Synimi ynë i përbashkët është që ata të votojnë që në zgjedhjet e 9 majit 2027, mundësisht përmes një projekti-pilot në disa bashki”, tha Celibashi.

Sipas tij, KQZ e mbështet plotësisht këtë nismë dhe do të punojmë me ADRF-në për ndryshimet ligjore që do t’i propozohen Kuvendit të Shqipërisë.

“Bashkëbiseduam me ADRF-së mbi: të dhëna statistikore për numrin dhe shpërndarjen e këtyre zgjedhësve; një analizë të kuadrit ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar; mekanizma konkretë votimi, si bazë për propozimin që do t’i dërgohet Kuvendit”, theksoi Celibashi.

Ai nënvizoi se askush nuk duhet të mbetet jashtë procesit zgjedhor për shkak të barrierave fizike.

artikuj të ndërlidhura