Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Beograd, 25 tetor Zhurnal.mk – Deri në orën 12:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 34,55% e votuesve të regjistruar, bëri të ditur Branko Josipoviq, drejtor i Entit Republikan të Statistikave.

Sipas të dhënave, pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Vojvodinë, me 38,08%, ndërsa në Beograd kanë votuar 35,23% e zgjedhësve. Në Shumadi dhe Serbinë Perëndimore pjesëmarrja ka arritur në 32,56%, ndërsa në Serbinë Jugore dhe Lindore në 31,96%.

Në zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ishte 21,33%.

Ndërkohë, partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës garojnë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët, të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, me numrin rendor 17.

Bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme është shoqëruar në zgjedhjet e mëparshme me rezultate më të mira dhe përfaqësim më të madh në Kuvendin e Serbisë. Në vitin 2020, partitë shqiptare të Luginës u bashkuan për herë të parë në një listë të vetme dhe siguruan tri ulëse në parlament.

Për 250 vendet e deputetëve në Kuvendin e Serbisë garojnë gjithsej 2.418 kandidatë nga 18 lista zgjedhore. Pragu për hyrjen në parlament është 3%, ndërsa për listat e komuniteteve kombëtare zbatohet pragu natyror.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër