Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Nga D V
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Vijojnë me ritme të larta punimet për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, në kuadër të fazës III të projektit, me ndërhyrje në disa fronte të kantierit.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet kanë shënuar progres të ndjeshëm dhe aktualisht janë përpara grafikut të parashikuar.

Në terren po vijon ndërtimi i nyjes së re të Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar, ndërsa puna është përqendruar edhe në formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës konsiderohet një ndër projektet kryesore infrastrukturore, me synim rritjen e kapacitetit të aksit, përmirësimin e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit.

Ndërhyrjet pritet të kontribuojnë në reduktimin e problematikave të trafikut në një prej akseve më të ngarkuara rrugore në vend dhe në përmirësimin e kushteve të lëvizjes për përdoruesit e rrugës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër