Zjarre aktive pranë Makedonski Brodit dhe mbi fshatin Moranë

Nga D. V.
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 24 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat dy janë aktive, dy janë nën kontroll, ndërsa 20 zjarre janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Zjarre aktive ka në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Dragov Doll, ku digjen bimësi e ulët, pyje dhe shkurre, si dhe mbi fshatin Moranë në Komunën e Srudeniçanit, ku është prekur pyll i përzier.

Zjarre nën kontroll janë zjarret në deponinë e qytetit në Dellçevë dhe në malin Ograzheden në Komunën e Novosellës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër