Zyrtare: Ermal Krasniqi transferohet te klubi nga Superliga e Turqisë

Nga D. V.
1,501 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi anësor nga Kosova, Ermal Krasniqi ka kompletuar transferimin te klubi Amedspor, i cili bën garë në Superligën e Turqisë.

Klubi kurd, Amedspor ka njoftuar sot (e premte) zyrtarisht transferimin e Ermal Krasniqit nga Legia Varshava.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Kosovës ka kompletuar huazimin te Amedspor pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore.

Njoftimi erdhi faqja zyrtare e Amedspor në rrjetet sociale me anë të një video ku shkruante: “Ju mirëpresim Ermal Krasniqi”.

Vlen të theksohet se pjesë e klubit turk janë edhe djaloshi tjetër nga Kosova, Florent Hasani dhe trajneri Besnik Hasi, i cili është zyrtarizuar para disa ditësh

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër