Federata Franceze e Futbollit (FFK) ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Zinedine Zidane si përzgjedhës të ri të ekipit kombëtar me anë të një konferencë për shtyp të mbajtur gjatë ditës së sotme (e martë).
Vetëm disa ditë pas largimit të Didier Deschamps, “Gjelat” kanë emëruar përzgjedhësin e ri.
Bëhet djalë për legjendën e tyre, Zinedine Zidane, i cili është zyrtarizuar në krye të ekipit kombëtar.
Është presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Hamidou Diallo, i cili e ka zyrtarizuar Zidanen në konferencën për shtyp.
“Kam privilegjin, nderin e madh dhe gjithashtu emocionin t’ju njoftoj se Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit kombëtar francez për 4 vitet e ardhshme, të cilat do të mbulojnë kualifikimet për Ligën e Kombeve, Euro 2028 dhe Kupën e Botës 2030”.
“Kjo kontratë do të hyjë në fuqi më 1 gusht. Ai do të prezantojë stafin e tij në fillim të shtatorit”, ka njoftuar Diallo.
