Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA, Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi

Nga D V
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën shqyrtoi sot kërkesën e 13 deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Socialiste për marrje mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj.

Sipas medieve, sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 60 ditë të deputetit Shehaj nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare, pasi mori pa autorizim nga ambientet e Kuvendit, marrëveshjen konfidenciale të huasë me SHBA-në dhe u largua me vrap.

Sipas socialistëve, dokumenti në fjalë përmbante informacion të klasifikuar dhe mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pasi deputetët të kishin nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit.

Sekretariati i Etikës shqyrtoi vetëm pjesën për përjashtimin, ndërsa sa i takon referimit pranë organeve të Prokurorisë, në rastin në fjalë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nuk është në kompetencat e këtij organi. Sipas sekretariatit të Etikës, referimin në SPAK mund ta bëjë vetë PS.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër