10 pozicione të lira pranë misionit shqiptar në BE, MEPJ: Bëhuni pjesë e skuadrës

Nga D. V.
710 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 maj, Zhurnal.mk – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) rikujtoi se vijon që të jetë e hapur thirrja për 10 pozicione të lira në misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Sipas njoftimit të MEPJ-së, aplikimet janë të hapura për nëpunës të Shërbimit të Jashtëm, punonjës të Administratës Publike, si dhe për çdo qytetar shqiptar profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara.

Pozicionet e shpallura përfshijnë: zëvendësshef misioni, ministër Fuqiplotë; këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin dhe DG ENEST; këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian; këshilltar për Komunikimin; koordinator i Dimensionit Sektorial me gradë  Ministër Këshilltar;  këshilltar për “Shtetin e së Drejtës”;  këshilltar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural; këshilltar për Energjinë dhe Industrinë; Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makro Ekonomike; Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 8 maj 2026.

Kjo thirrje vjen në kuadër të forcimit të përfaqësimit të Shqipërisë në institucionet e Bashkimit Evropian dhe synon të tërheqë profesionistë të kualifikuar për të kontribuar në procesin e integrimit evropian të vendit.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër