13 të vrarë nga sulmet izraelite pak para hyrjes në fuqi të armëpushimit

Nga D. V.
100 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bejrut, 17 Prill, Zhurnal.mk – Trembëdhjetë persona u vranë nga sulmet izraelite në qytetin bregdetar jugor të Libanit, Tiro, pak para se të hynte në fuqi një armëpushim me Hezbollah mesnatën e djeshme, njoftuan autoritetet libaneze.

”Katër ndërtesa në qendër të qytetit u goditën”, bëri të ditur Mbrojtja Civile e Libanit.

Pamjet e shpërndara nga banorët tregojnë se strukturat janë shkatërruar plotësisht.

“Deri tani kemi nxjerrë 13 trupa dhe besojmë se më shumë se 20 persona mbeten të bllokuar nën rrënoja”, tha Musa Nasrallah, drejtues i Mbrojtjes Civile në Tiro.

Mbi 35 persona janë plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Sipas tij, sulmet ndodhën vetëm disa minuta para se armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut të hynte në fuqi, ndërsa një tjetër goditje u regjistrua edhe menjëherë pas fillimit të tij.

Edhe banorët raportuan shpërthime të fuqishme pak para hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit.

Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një koment zyrtar mbi ngjarjen.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër