139 fëmijë në pediatri në 48 orë, 12 u hospitalizuan

Nga Xh M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 28 gusht Zhurnal.mk – Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditët e fundit kanë shtuar fluksin e pacientëve të vegjël në Repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës. Të dhënat e fundit tregojnë se vetëm brenda 48 orëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve, ku për dhjetëra fëmijë është kërkuar ndihmë mjekësore.

Në spitalin klinik të Tetovës gjegjësisht në repartin e pediatrisë kemi pasur 139 rast në 48 orët e fundit. Nga të cilët 12 fëmijë janë hospitalizuar edhe të tjerët janë lëshuar me terapi shtëpiake”, thonë nga Reparti i Pediatrisë – Tetovë.

Simptomat më të shpeshta me të cilat paraqiten pacientët e vegjël janë temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja.

Specialisti i pediatrisë, dr. Isa Osmani, sqaron se këto simptoma janë karakteristike për virozat e stinës së verës dhe shkaktohen nga një sërë faktorësh mjedisorë e higjienikë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër