Prishtinë, 26 gusht Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.
Rreth orës 17:30, një shtetas kosovar, L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen. I riu ka qenë në shoqërinë e disa miqve në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e saj.
