22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romë, 13 shtator Zhurnal.mk –Një shqiptar është dënuar me 10 vjet e 15 ditë burg në Itali, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme droge.

Në banesën e Artur Hysenaj, policia gjeti në banesë 22 kilogramë kokainë, pesë pistoleta, një silenciator dhe më shumë se 200 fishekë. Po ashtu ai u gjobit gjithashtu me më shumë se 66,000 euro dhe u ndalua të mbante poste publike për jetë.

E gjitha filloi me hetimet e karabinierëve mbi lëvizjet e 47-vjeçarit, me origjinë nga Shqipëria dhe tashmë i njohur për forcat e rendit. Operacioni filloi më 20 prill. Kontrollet në dy shtëpitë e zbuluan kokainën. Sipas hetimit, vlera e drogës në treg tejkalonte 4 milionë euro.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër