25 vjet nga sulmi në Karpallëk

Nga Xh M
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht Zhurnal.mk – Më 8 gusht të vitit 2001, në rrugën Shkup–Tetovë, në afërsi të fshatit Grupçin, në vendin e quajtur Karpallak, gjatë konfliktit të vitit 2001 ndodhi një ngjarje tragjike, ku humbën jetën 10 pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Viktimat ishin Nane Naumoski (48), kapiten rezervë, Sasho Kitanovski (40), toger rezervë, Goran Minovski (29), Erdogan Shabanovski (21), Ljube Grujoski (32), Branko Sekuloski (43), Darko Veljanovski (27), Pece Sekulovski (31), Vebi Rushitovski (26) dhe Mirko Despotovski (27), të gjithë nga Prilepi dhe rrethina e tij.

Me rastin e përvjetorit të ngjarjes, sot në pllakën përkujtimore në Karpallak do të vendosë lule një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Lule do të vendosen edhe para memorialit kushtuar heronjve maqedonas në qendër të Prilepit.

Përvjetori i sotëm shënon një nga ngjarjet më të rënda të vitit 2001 dhe mbetet një ditë përkujtimi për familjet dhe të afërmit e dhjetë pjesëtarëve që humbën jetën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër