3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Mediave, theksohet roli i gazetarisë së lirë në demokraci

Nga B.M
963 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 maj, Zhurnal.mk – Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Mediave, një datë që promovon rëndësinë e medias së lirë dhe të pavarur si një nga shtyllat kryesore të çdo shoqërie demokratike.

Kjo ditë është vendosur me vendim të Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandim të UNESCO në vitin 1991, ndërsa shënohet zyrtarisht që nga viti 1993.

Qëllimi i saj është të promovojë lirinë e shprehjes dhe të medias, të theksojë nevojën për mbrojtjen e gazetarëve dhe të luftojë çdo formë të ndikimit, presionit apo kufizimit ndaj punës së tyre. Gjithashtu, kjo ditë shërben edhe si përkujtim për punonjësit e medias që kanë humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës.

Në mesazhet ndërkombëtare me këtë rast theksohet se media e lirë dhe gazetaria e pavarur janë themel i transparencës, llogaridhënies dhe funksionimit demokratik të institucioneve, duke luajtur rol kyç në informimin e qytetarëve dhe forcimin e besimit publik.

Në këtë kontekst, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e medias vazhdojnë të bëjnë thirrje për përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve dhe garantimin e pavarësisë editoriale, si parakusht për një shoqëri të hapur dhe demokratike.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër