Bujqit e Pollogut ankohen: Subvencionet po vonohen vazhdimisht

Nga B.M
554 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 maj, Zhurnal.mk – Vonesa e vazhdueshme e subvencioneve, por edhe mungesa e ujit për vaditje, janë problemet që vështirësojnë punën e bujqive në rajonin e Pollogut. Bujqit e Pollogut këto probleme ditë më parë i shfaqën edhe para zëvendës ministrit të Bujqësisë Albërim Hoxha.

Së pari, pak na u vonuan subvencionet, por faleminderit që prapë na i dhanë, i falënderojmë. Tash kemi brenga të tjera; puna e çmimit, se çmimin e qengjit e kanë ulur. Kur e kam prodhuar, më ka kushtuar rreth 240 denarë, e tash qengji pas kësaj kohe është bërë 300 denarë. Pastaj, kemi brengë me subvencionet e lopëve, ato ende s’i kam marrë për vitin 2025, as për qumështin, as subvencionet e lopëve. Kemi brenga të tjera me bujqësinë; plehrat i kemi marrë me çmim shumë të lartë, e ne po mundohemi t’i plotësojmë aq sa mundemi nevojat që kërkon fusha”, deklaroi Gazmend Sejdiu, blegtor.

Kam tokë rreth gjashtë hektarë. Tokën e ujit me sistemin e ujitjes, por ka nja tre-katër vjet që kemi probleme. Sistemi nuk e mban dot dimrit; kur vijnë ujërat e turbullta, bllokohet e s’punon. Ne bëjmë marrëveshje me ndërmarrjen e ujërave, paratë e pagesave na i marrin, ndërsa ujin nuk na e japin në kohë. Vitin e kaluar, vetëm një herë e kam ujitur gjatë verës”, tha Nasir Abduli bujk.

Ministria e Bujqësisë ka filluar fushatën me vizita dhe takime direkte me bujqit për t’u njohur me problemet e tyre

“Vizitat më shumë i bëj për t’i parë nga afër, për t’i dëgjuar nga afër, për të mësuar nga afër për brengat, problemet, sfidat dhe për t’u përballur me atë që bujqit e fermerët tanë po përballen çdo ditë në përditshmërinë e tyre”, deklaoi Albërim Hoxha – zv ministër i bujqësisë

Pikërisht shkaku i këtyre problemeve dhe rritjes së çmimit të plehrave artificial dhe farës, bujqit në rajonin e Vrapçishtit janë reduktuar për më shumë se 30 për qind. /Alsat/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër