‘4.2 mln euro nga taksat e shqiptarëve’, Këlliçi: Rama po e shet koncertin e Kanye West si ‘antimiting’

Nga Xh M
464 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 7 korrik Zhurnal.mk – Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook për koncertin e Kanye West, ku akuzoi Edi Ramën se po e përdor eventin për propagandë politike.

Këlliçi theksoi se Rama “ka kohë që e shet koncertin si të vetin” dhe po përpiqet ta paraqesë atë si një “antimiting” përballë protestave kundër qeverisë.

Ai gjithashtu shtoi se organizimi i koncertit i ka kushtuar shqiptarëve 4.2 milionë euro, ky, një tjetër abuzim me fondet publike.

“4.2 mln euro që të duket mirë Edi Rama. Ky koncert futet që tani në radhën e aferave dhe zullumeve që ai bën me taksat e qytetarëve”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër