Digjet një veturë në Dobrosht, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmangu përhapjen e zjarrit

Nga Xh M
1,238 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 7 korrik Zhurnal.mk – Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në fshatin Dobrosht.

Në vendngjarje kanë intervenuar me shpejtësi ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, të cilët arritën ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin në kohë, duke mos lejuar përhapjen e flakëve dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të panjohura dhe pritet të sqarohen nga organet kompetente./Tema.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër