40 viktima nga vala e të nxehtit

Nga D. V.
849 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 23 qershor, Zhurnal.mk – Vala e të nxehtit që aktualisht ka përfshirë Francën ka shkaktuar 40 vdekje nga mbytja që nga 18 qershori, kryesisht të rinj, njoftoi sot kryeministri francez, Sébastien Lecornu.

Kryeministri, i cili kryeson një njësi të re ndërministrore krize, në të cilën janë ftuar 18 ministra, u ankua për “një plagë tragjike” të mbytjeve.

Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti që ka goditur vendin prej gati një jave.

Dyzet  e nëntë departamente dhe rreth 35 milionë banorë u vendosën dje në nivelin më të lartë të alarmit për vapë ekstreme nga shërbimi meteorologjik francez.

Për shkak të temperaturave të larta, shumë qytetarë po kërkojnë mënyra për t’u freskuar, por autoritetet po paralajmërojnë për rreziqet e larjes në vende të pambikëqyrura.

Zëdhënësi i Sigurisë Civile u bëri thirrje qytetarëve të zgjedhin vetëm zona të monitoruara nga rojet e shpëtimit.

Ai theksoi gjithashtu se për t’u freskuar nuk është e domosdoshme të shkohet në liqene apo lumenj, duke rekomanduar dushin si alternativën më të sigurt.

Për familjet me pishina private, ai kujtoi se fëmijët duhet të mbikëqyren vazhdimisht nga një i rritur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër