614 mijë të punësuar në Maqedoninë e Veriut, mbi gjysma janë burra

Nga Xh M
1,679 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Numri i të punësuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 ka arritur në 614.334 persona, ndërsa mbi gjysmën e tyre e përbëjnë burrat, tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas statistikave, 330.240 të punësuar janë burra, ndërsa 284.094 janë gra. Krahasuar me një vit më parë, numri i përgjithshëm i të punësuarve ka shënuar një rënie të lehtë prej 0,1 për qind.

Rënia, sipas Entit, lidhet kryesisht me uljen e numrit të të punësuarve në sektorin e industrisë përpunuese, ku është regjistruar një tkurrje prej 5,2 për qind.

Në të njëjtën kohë, rritje e punësimit është evidentuar në sektorin e akomodimit dhe shërbimeve ushqimore me 5,5 për qind, si dhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse, ku numri i të punësuarve është rritur për 3,3 për qind.

Sa i përket përfaqësimit gjinor, gratë dominojnë vetëm në disa sektorë, përfshirë veprimtaritë financiare dhe të sigurimit, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, arsimin, shëndetësinë, si dhe artin, argëtimin dhe rekreacionin.

Dallimi më i madh në favor të grave është regjistruar në sektorin e shëndetësisë, ku janë të punësuara rreth 33 mijë gra, krahasuar me rreth 9 mijë burra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër