72-vjeçari gjendet i vdekur në Zelenikovë, e zuri poshtë motokultivatori

Nga Xh M
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zelenikovë, 17 qershor Zhurnal.mk – Më 16.06.2026, në Stacionin Policor Draçevë është raportuar se në fshatin Zelenikovë është gjetur pa shenja jete C.K. (72) nga Zelenikova, pasi ishte shtypur nga motokultivatori i tij.

Sipas njoftimit, ai ishte nisur herët në mëngjes për të punuar në arë me motokultivator, por duke qenë se nuk ishte kthyer deri në orën 13:00, vëllai i tij kishte shkuar ta kërkonte dhe e kishte gjetur nën mjetin bujqësor.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër