73 pacientë dje kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë njofton se në institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme janë ekzaminuar 73 pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar janë regjistruar gjithsej 45 vizita të reja, prej të cilave:

26 në repartin infektiv (me dy hospitalizime të reja),
18 në repartin pediatrik.

Aktualisht, në spital janë të shtruar dy pacientë në repartin infektiv dhe dy në repartin e pediatrisë.

Në Shtëpinë e Shëndetit Gostivar janë evidentuar 28 vizita të reja në shërbimin e kujdestarisë, informon Ministria.

artikuj të ndërlidhura