98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Nga D. V.
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit 98 inspektime të përbashkëta në qendra masazhi dhe lokale muzike në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, si rezultat i mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi.

Dy prej tyre janë mbyllur në Komunën e Gjakovës, ndërsa një në Komunën e Rahovecit.

Po ashtu, gjatë aksionit inspektues, IQMT ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar gjatë procesit të kontrollit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se këto veprime kanë për qëllim garantimin e ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

IQMT theksoi se, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, do të vazhdojë organizimin e aksioneve të përbashkëta inspektuese në të gjithë vendin për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër