Digjet një veturë në Leshnicën e Epërme, zjarri përfshin barin e thatë dhe shkurret

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, rreth orës 20:50, në fshatin Leshnicë e Epërme ka shpërthyer një zjarr që ka përfshirë sipërfaqe me bar të thatë dhe shkurre.

Si pasojë e flakëve është djegur tërësisht edhe një automjet udhëtarësh. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Tetovasot mëson se ekipi i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit nga Tetova ka intervenuar me sukses dhe ka shuar zjarrin, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

artikuj të ndërlidhura