Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, do të votohet edhe në Mavrovë-Rostushë e Qendër Zhupë

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 janar – Më 11 janar do të votohet për kryetar komune edhe në Komunën e Qendër Zhupës dhe atë të Mavrovës dhe Rostushës.

Garës për kryetar të Komunës Qendër Zhupë i është futur edhe kandidati i vetëm, Arijan Ibaim, i propozuar nga Partia Demokratike Turke, i cili ka premtuar projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për jetesë për banorët e kësaj komune.

Në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, garës për kryetar komune i është futur kandidati i propozuar nga LSDM dhe koalicioni, Anes Ahmeti. Ai ka premtuar mbështetje për sektorin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës. 

Kundërkandidat i Ahmetit në Mavrovë dhe Rostushë është Oner Jakuposki nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, i cili është zotuar për investime infrastrukturore, mbështetje të turizmit, si dhe mbështetje të rinisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër