Shkup, 25 tetor Zhurnal.mk – Nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtohet interpelanca e paraqitur nga partia E Majta (Levica) për punën e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Nga E Majta thonë se interpelanca lidhet me politikat energjetike të vendit, duke akuzuar se sistemi shtetëror energjetik po zhytet në borxhe, ndërsa monopoleve private u mundësohen fitime dhe burimet publike mbeten pa mbrojtje të mjaftueshme.
“Pas kësaj interpelance qëndron një politikë e tërë, në të cilën sistemi shtetëror energjetik ngarkohet me borxhe, monopolet private përfitojnë, burimet publike lihen pa mbrojtje, ndërsa qytetarët e paguajnë faturën”, thuhet në komunikatën e partisë E Majta.
Interpelanca pritet të hapë debat në Kuvend për punën e ministres Bozhinovska dhe politikat që po zbatohen në sektorin e energjetikës.
