VLEN: Shqiptarët folën me një zë, 10 komuna për ndryshimin. Urojmë Limanin e Shabanin

Nga B.M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – VLEN është fituesi absolut i zgjedhjeve lokale, me 10 komuna të fituara, duke konfirmuar fuqishëm besimin qytetar dhe mbështetjen e gjerë që shqiptarët i dhanë ndryshimit.

Përshëndesim përmbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal, i cili u mbyll dje me zgjedhjet e përsëritura në Gostivar dhe Vrapçishtë. Me këtë rast, u urojmë fitoren kandidatëve nga opozita, Valbon Limani dhe Isen Shabani.

Këto zgjedhje dëshmuan qartë se shqiptarët folën me NJË ZË. Dhjetë komunat e fituara janë provë e pakontestueshme se VLEN është lokomotiva politike e shqiptarëve, forca që udhëheq, bashkon dhe sjell ndryshimin e shumëpritur në nivel lokal.
VLEN do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, për qytetarët dhe në interes të shqiptarëve kudo, duke e shndërruar këtë besim në punë konkrete dhe zhvillim real.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër