Tërmeti ndjehet në Maqedoni, epiqendra në Greqi

Nga B.M
751 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Observatori sizmik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Shkup njoftoi se në orët e para pas mesnate, në orën 01:14, është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhet në Republikën fqinjë të Greqisë, 116 kilometra jug-lindje të Shkupit, me magnitudë lokale sipas Rihterit, ML 2.9.

“Sipas të dhënave të disponueshme deri tani nga observatori, tërmeti është ndjerë edhe në Prilep dhe rrethinat e tij me intensitet III shkallë sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike”, njoftoi Observatori Sizmik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër