Ahmeti emëron kryetar dege në Kërçovë, Vrapçisht, Prespë dhe Karposh

nga Xh M

Shkup, 12 janar – Bashkimi Demokratik për Integrim informon opinionin publik se sot, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, konvokoi mbledhjen e dytë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak dhe funksionimin e strukturave të BDI-së.

Po ashtu, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm diskutoi edhe rreth takimit të liderëve politikë, me ç’rast u vendos që çështja e pjesëmarrjes apo jo në këtë takim të shqyrtohet dhe të vendoset nesër, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm.

Në këtë mbledhje, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e realizuara në kuadër të pakos së tretë të kryetarëve të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon:

• Kërçovë – Arlind Sejdini
• Vrapçisht – Evzal Arsllani
• Prespë – Arjan Muedini
• Karposh – Hamza Jashari

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i përkushtuar në forcimin e strukturave partiake dhe në adresimin me përgjegjësi të zhvillimeve politike në interes të qytetarëve dhe stabilitetit politik të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More