Ministri Hoxha takoi kreun e Strugës Mendi Qyra, diskutuan mbi projektet e mjedisit dhe infrastrukturës që realizohen atje

Nga B.M
847 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Komunës së Strugës, Mendi Qyra, për të diskutuar projektet që po realizohen në komunë dhe ndikimin e tyre në jetën e qytetarëve.

“Sigurimi i shërbimeve moderne dhe mbrojtja e mjedisit përbëjnë një qëllim dhe një detyrim ndaj qytetarëve dhe qyteteve tona”, tha ministri Hoxha gjatë takimit. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunat për zgjidhje praktike dhe afatgjata që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve dhe e bëjnë vendin një shembull të zhvillimit të qëndrueshëm.

Një pjesë e madhe e projekteve të diskutuar lidhen me infrastrukturën nëntokësore, përfshirë rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit, trajtimin e ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbeturinave.

Ministri Hoxha vuri në dukje se bashkëpunimi i ngushtë me komunat është çelësi për realizimin e projekteve që sjellin rezultate konkrete për qytetarët dhe për mjedisin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër