Sot nuk do të mbahet “Marshi i Engjëjve”, shtyhet për shkak të festës

Nga B.M
589 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 janar – Shoqata e qytetarëve “16 Mars 2025” njoftoi se sot nuk do të mbahet “Marshi i Engjëjve”. Siç bëhet e ditur nga shoqata, vendimi për shtyrje është marrë në shenjë respekti ndaj festës së madhe ortodokse Vodici, një periudhë kur besimtarët mblidhen shpirtërisht, bekohet uji dhe rikujtohet domethënia e hirit hyjnor.

“Në frymën e festës, ditët para Vodicës ia kushtojmë lutjes së qetë, përulësisë dhe paqes së brendshme — për engjëjt tanë, për shëndet në të gjitha familjet dhe për të gjithë ata që ecin bashkë me ne”, thuhet në njoftim.

Nga shoqata theksojnë se qëllimi i këtij vendimi është të tregohet respekt ndaj traditës shpirtërore dhe zakoneve fetare, me shpresë që mëshira hyjnore të jetë me të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër