54 sanksione për shpejtësi të tejkaluar në mbarë vendin

Nga B.M
522 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 janar – Sot (18.01.2026) në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, Sektori i Çështjeve të Komunikacionit në Departamentin e Policisë së Uniformuar dhe Njësiti Mobil i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor realizuan një aksion kontrollues në territorin e të gjithë vendit, për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, me ç’rast u sanksionuan 54 shoferë.

Prej tyre, pesë automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë nga e lejuara, ndërsa tre automjete lëviznin me madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në këtë rast, të gjithë 54 shoferët e sanksionuar tejkaluan kufirin e shpejtësisë jashtë vendbanimit.

U sanksionuan edhe tetë shoferë për lloje të tjera kundërvajtjesh komunikacioni. Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë në ditët vijuese. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrsve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër