Ndërroi jetë nëna e deputetit Sadulla Duraku, Ahmeti: Ishte një nënë që i hapi portat e shtëpisë

Nga B.M
568 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 janar – Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti përmes një njoftimi publik, ku shpreh dhimbjen për humbjen e nënës së tij. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 20 janar 2026, ka ndërruar jetë nëna jonë e dashur.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 21 janar 2026, pas namazit të ikindisë. Lusim Allahun xh.sh. ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhenetin e Tij”, ka shkruar Duraku.

Ngushëllime për familjen Duraku ka shprehur edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në reagimin e tij, Ahmeti ka vlerësuar figurën dhe kontributin e nënës Xhantape Duraku, duke e cilësuar atë si një nënë të urtë dhe të përkushtuar, e cila në kohë të vështira kishte hapur dyert e shtëpisë për luftëtarët e lirisë.

“Në këto çaste të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Sadullait, familjes Duraku dhe gjithë të afërmve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për nënën Xhantape Duraku”, ka shkruar Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër