Aksident trafiku në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, humb jetën një shtetas i Kosovës

Nga B.M
705 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kriva Pallankë, 21 janar – Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka ndodhur një aksident në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë, në të cilën ka humbur jetën shoferi i kamionit, shtetas i Kosovës.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale Vendkalimi Kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe ra në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i Ndihmës Urgjente Mjekësore konstatoi vdekjen. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër